Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e quajti të papranueshme kundërshtimin ndaj një zgjidhjeje me dy shtete.
“Refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitet dhe palestinezët dhe mohimi i të drejtës për shtetësi për popullin palestinez janë të papranueshme”, tha ai në një postim në X.
Guterres shtoi se “e drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tij duhet të njihet nga të gjithë”.
Të shtunën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se dëshira e tij për kontroll të sigurisë mbi të gjithë territorin në perëndim të Jordanisë është në kundërshtim me ekzistencën e një shteti palestinez.
Në një postim të veçantë, Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit Itamar Ben Gvir ripohoi gjithashtu refuzimin e tij të një shteti palestinez.
“Unë mohoj një shtet palestinez. Gjithmonë!” Ben Gvir tha në X.
-
Shefi i OKB-së “thellësisht i shqetësuar” nga sulmet e reja mes SHBA-së dhe Iranit
-
Guterres për luftën në Iran: Të dyja palët mund të kenë kryer krime lufte
-
Përplasja në OKB: SHBA dhe Izraeli kundër Iranit, Guterres paralajmëron për përshkallëzim rajonal
-
Pak para votimit në OKB, Netanyahu këmbëngul të mos ketë shtet palestinez
-
Bojkotohet masivisht fjalimi i Netanyahut në OKB, e quan “të turpshme” njohjen e Palestinës