Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në mesazhin e tij për Vitin e Ri, bëri thirrje për më shumë unitet në vitin 2018.
“Nacionalizmi dhe ksenofobia janë në rritje, pabarazia po rritet, ndryshimet klimatike po përshpejtojnë dhe bota sheh shkelje të tmerrshme të të drejtave të njeriut. Shqetësimi global ndaj armëve bërthamore ka qenë më i madhi që nga Lufta e Ftohtë”, tha Guterres.
Ai tha se rolin në OKB e mori me shpresë se 2017 do të ishte një vit i paqes, por ishte e kundërta.
“Për fat të keq, bota ka shkuar kundër mënyrave fundamentale. Unë bëj një paralajmërim, një alarm të kuq në botën tonë”, shtoi Guterres.
Ai bëri thirrje për unitet në mënyrë që “të zgjidhen konfliktet, të kapërcehet urrejtja dhe të mbrohen vlerat e përbashkëta”, transmeton Ksp.
-
Shefi i OKB-së “thellësisht i shqetësuar” nga sulmet e reja mes SHBA-së dhe Iranit
-
Nis këtë javë vlerësimi për katër kandidatët për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së
-
Përplasja në OKB: SHBA dhe Izraeli kundër Iranit, Guterres paralajmëron për përshkallëzim rajonal
-
Guterres: OKB-ja është afër kolapsit financiar
-
Guterres: SHBA-ja beson se fuqia e saj vlen më shumë se e drejta ndërkombëtare