Deputetët e parlamentit jordanez debatuan sot në një seancë që u transmetua drejtpërdrejt në televizion mbi reformën kushtetuese, duke përfshirë çështjen e barazisë gjinore, gjë që çoi në përleshje e më pas në ndërprerjen e saj.
Përleshja nisi pas një diskutimi të ashpër mes deputetëve dhe kryetarit të parlamentit, Abdelkarim el Dagmi.
Arsyeja ishte amendamenti për shtimin e gjinisë femërore në rastet ku iu referohet shtetasve të Jordanisë, raportoi AFP-ja.
Disa deputetë e kundërshtuan me forcë ndryshimin si "të padobishëm".
Dagmi u largua nga salla dhe seanca do të vazhdojë nesër.
Edhe
Kuvendi shqyrton ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, mungon Lista Serbe
Kushtetuta e kësaj mbretërie u miratua në vitin 1952 dhe u ndryshua 29 herë, me ç'rast, sipas ekspertëve, fuqitë e monarkut u rritën në kurriz të legjislativit.
Just a regular day in the #Amman #Jordan parliament. Glad no one was shot this time.
— 宇野 タイヨウウエーンデービス (@TaiyoSirajDavis) December 28, 2021
I think the bell works..... ?? pic.twitter.com/lKnRp9y1gW
-
Ftohet seancë për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
-
Parlamenti i Izraelit shpërndahet, Netanyahu në pikën më kritike politike
-
Tensione në Kuvendin Komunal të Gjilanit, shtyrje mes drejtorit të VV-së dhe asamblistit të PDK-së
-
Parlamenti i Izraelit ndërmerr hapin e parë drejt shpërndarjes