Deputetët në Gjeorgji janë rrahur me grushte e shqelma shkaku i mospajtimeve në lidhje me ligjin kundërthënës, të cilin po e përkrah partia në pushtet, por është kundërshtuar si ligj që e shndërron vendin në shtet autoritar.
Rrahja masive mes deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit ka nisur në mbledhjen e komisionit për ligjin në lidhje me agjentët e huaj.
Ky ligj obligon organizatat që pranojnë më shumë se 20 për qind të fondeve nga jashtë të regjistrohen si agjentë të huaj ose përballen me gjoba të mëdha.
Kritikët kanë thënë se ligji është i njëjtë me atë në Rusi që është përdorur për të shtypur shoqërinë civile.
Në muajin shkurt, më shumë se 60 media dhe grupe të shoqërisë civile deklaruan se nuk do të respektonin ligjin në rast se miratohet në Kuvend.
Ligji ka tërhequr vëmendjen edhe të SHBA-së. Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se ligji do të kishte ndikim negativ për lirinë e fjalës dhe demokracinë.