Në koordinim e deputetëve me kreun e Kuvendit, Talat Xheferi është biseduar për mandatin e deputetit Nikolla Gruevski.
Alsat M nga burime brenda kabinetit të Xhaferit mëson se mandati nuk do t’i merret Gruevskit pa u arritur kushti i paraparë me rregullore: mungesë e paarsyeshme për 6 muaj në bankat e Kuvendit.
Burimet shtojnë se për çdo ditë që mungon pa arsye, rroga e Gruevskit do të zvogëlohet për 5 për qind dhe për 3 mungesa pa arsye për një muaj rroga e tij do të jetë për 15 për qind më e vogël se e deputetëve të tjerë.
Këto informacione pritet t’i konfirmojë edhe zyrtarisht kabineti i Xhaferit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi do të diskutojë nëse Gruevskit duhet t’i merret mandati i deputetit
-
Parlamenti maqedonas miraton dorëheqjen e deputetit Gruevski
-
Sipas Gruevskit, Talat Xhaferi mund të jetë presidenti i ardhshëm në Maqedoni
-
Parlamenti maqedonas i heq imunitetin ish-kryeministrit Gruevski
-
Gruevski s’gjendet as për t’ia dorëzuar vendimin për vuajtje të dënimit?!