Kritikët e ndërlidhin shpesh të drejtën islamike, të njohur si sheriat, me ndëshkimet e ashpra dhe me sjelljet e ashpra.
Por gruas së parë në krye të gjykatës së lartë myslimane në Malajzi i është dhënë mundësi që të mbrojë gratë në shtetin me shumicë myslimane, transmeton “Koha Ditore”.
Gjyqtarja Nenney Shushaidah gjykon deri në pesë gjykime në ditë dhe dëgjon dëshmitë e dëshmitarëve të tetëdhjetë rasteve në javë.
Dy sisteme ligjore
Malajzia praktikon një formë moderne të islamit, por sjelljet konservative kanë shënuar ngritje, sikurse edhe përdorimi i sheriatit për gjykimin e rasteve.
Sipas një sistemi dual të drejtësisë – të përzier me të drejtë shekullar edhe islamike, mijëra myslimanë vendosin që çështjet morale dhe të familjes t’i gjykojnë sipas të drejtës së sheriatit.
Edhe
140 goditje me kamxhik për çiftin indonezian për marrëdhënie jashtëmartesore e konsum alkooli
Përderisa jomyslimanëve u është mundësuar që rastet t’i zgjidhin sipas ligjeve shekullare për të njëjtat çështje.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”)