Beograd, 27 qershor – Gjykata e Lartë e Beogradit e ka dënuar me një vit burgim Mira Markoviqin, bashkëshorten e Sllobodan Millosheviqit, për shkak të ushtrimit të ndikimit në anëtarët e komisionit qeveritar për të ndarë në mënyrë të paligjshme banesa shtetërore në vitin 2000.
Siç raportojnë mediat e Beogradit, po me këtë motiv janë dënuar edhe disa zyrtarë të atëhershëm serbë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMira Markoviq është dënuar në mungesë, meqë, siç thuhet, ajo nuk është e qasshme për organet e gjyqësisë të Serbisë dhe se se qysh më 2005 çshtë shpallur fletarresti ndërkombëtar. Gjykata ka lënë në fuqi vendimin për caktimin e paraburgimit nga 17 prilli i vitit 2003.
Përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse më 2010 kanë njoftuar se Mira Markoviq në atë shtet gëzon statusin e refugjatit politik dhe ajo nuk mund të arrestohet, as të depërtohet në bazë të fletarrestit të Interpolit të Serbisë, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.