Një imigrant ka vdekur në Greqi të dielën si pasojë e COVID-19. Është imigranti i parë që ka vdekur në Greqi si pasojë e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, raporton agjencia Reuters.
Afgani 61-vjeçar, ishte babai i dy fëmijëve dhe jetonte në kampin e imigrantëve në Malakasa në veri të Athinës. Ai ishte trajtuar dhe vdiq në spital në Athinë, është njoftuar nga autoritetet greke. Është thënë se po gjurmohen kontaktet.
Nuk ka qenë e qartë se sa gjatë ka qëndruar në spital i ndjeri.
Kampi në Malakasa, ku gjenden rreth 3000 imigrantë, është karantinuar që nga 7 shtatori pas shtatë rasteve pozitive me koronavirus.
Greqia të dielën ka raportuar 218 raste të reja me koronavirus dhe tre të vdekur si pasojë e COVID-19.
-
Koronavirusi futet në kampin e emigrantëve në Greqi, shkaktohet panik
-
Në Greqi vdes një foshnje 37-ditëshe nga COVID-19
-
Greqia shënon numër rekord të rasteve me COVID-19 në 24 orë
-
Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në Greqi, 97 raste të reja në 24 orë
-
Greqia do të vazhdojë masën e izolimit në kampet e migrantëve