Qeveria greke ka mirëpritur largimin e një anijeje kërkimore turke nga rajoni i kontestuar në lindje të Mesdheut, që javëve të fundit është kthyer në burim të përplasjeve ndërmjet dy anëtareve të NATO-s.
“Oruç Reis” është kthyer në portin jugor turk të Antalias për herë të parë pas më shumë se një muaji pasi Turqia bëri të ditur në korrik se po e dërgonte anijen në ujërat e kontestuara nga Greqia për burime të reja gazi e nafte.
Kthimi i saj mund t’i hapë rrugët për negociatat ndërmjet fqinjëve për arritjen e një marrëveshjeje. Përplasja për juridiksionin mbi ujërat e kësaj pjese të Mesdheut ka nxitur javëve të fundit kërcënime me aksione ushtarake kundër njëra-tjetrës.
Artikuj të ngjashëm
-
Anija turke “Oruc Reis” largohet nga ujërat e kontestuara në Mesdheun Lindor
-
Turqia kthen në Mesdhe anijen kërkimore
-
Turqia tërheq anijen kërkimore nga Mesdheu
-
Erë lufte në Mesdheun Lindor, Turqit nuk tërhiqen nga kërkimi i naftës, alarmohet Athina
-
Përshkallëzohet tensioni Athinë-Ankara, 5 anije turke hyjnë në ujërat greke