Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Grenelli mashtrohet lehtë, ia uron ditën e veteranëve një krimineli lufte

Foto: Reuters

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i ka uruar Ditën e Veteranëve një krimineli të luftës në Amerikë. Kjo pasi është mashtruar nga gazetari Ken Klippenstein.

“Zotëri, gjyshi im është fans i madh i juaji, këtu është si një lejtënant i ri ushtrie”, ka shkruar Klippenstein në Twitter. “Nëse mundeni bëjeni një urim për ta disponuar! #HappyVeteransDay2020”.

Në mesazhin privat, Klippenstein i kishte konfirmuar Grenellit se emri i “gjyshit” të tij është Bill Calley. Grenelli menjëherë postoi fotografinë në Twitter duke shkruar “Faleminderit për shërbimin, Bill Calley!”

Bill Calley, në fakt, është oficer i ushtrisë nga Lufta e Vietnamit, që ishte dënuar për rolin e tij në masakrën në My Lai, ku u torturuan dhe u vranë 500 burra, gra e fëmijë të paarmatosur.

Artikuj të ngjashëm