Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të emërojë së shpejti Richard Grenellin në krye të Këshillit Memorial të Holokaustit.
Grenelli, që ishte i dërguar special i SHBA-së nga Trumpi për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, siç njofton Jewish News, është në mesin e disa prej të planifikuarve që do t’i emërojë Trumpi.
Siç thuhet në këtë njoftim që është shfaqur edhe në Twitterin e Grenellit, Trumpi ka caktuar, Hope Hicks, si një anëtare bordi që mbikëqyr bursën prestigjioze Fulbright. Hicks ka qenë prej kohësh një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Trumpit.
Presidenti gjithashtu ka nominuar ish-prokuroren e Përgjithshme të Floridas, Pam Bondi si një anëtare bordi të Qendrës John F. Kennedy, si dhe sekretarin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Derek Lyons.
Trump gjithashtu zgjodhi, Ezra Cohen-Watnick, nënsekretar i mbrojtjes për inteligjencën dhe sigurinë, për të kryesuar Komitetin e Deklasifikimit të Interesit Publik.
Edhe
Bordi i Paqes i Trumpit dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Të emëruarit janë në mesin e më shumë se 40 personave të emëruar në "pozicione kryesore" të ndryshme në panele si Komisioni i Arteve të Bukura, Bordi i Shërbimeve të Muzeut dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Korporata për Benifitet Pensionale.
Muaj e fundit Trumpi ka bërë emërime të shumta në këshill, kryesisht aletë të tij e familjarë.