Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gratë gjysmë të zhveshura protestojnë para kancelarit gjerman

Dy protestuese të zhveshura në pjesën e sipërme “ia zunë rrugën” të dielën kancelarit gjerman, Olaf Scholz, derisa ai po lëvizte në kopshtin e kancelarisë, raportoi AP-ja të hënën.

Me moton “embargoja e gazit tani”, të shkruar në trup, gratë kërkonin që Gjermania t’ia bllokojë përfundimisht Rusisë gazin.

Ndaj tyre, reagoi sigurimi i kancelarit duke i larguar nga aty, e duke i mbuluar me pallto. Scholz buzëqeshi dhe vazhdoi lëvizjen drejt kopshtit.

Që nga nisja e pushtimit rus mbi Ukrainë, Evropa e ka diskutuar embargon e mundshme ndaj gazit natyror rus. Megjithatë, gazi nga Rusia ende luan rol të rëndësishëm në furnizimin me energji të Gjermanisë.

Image
Foto: AP
Artikuj të ngjashëm