Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Grabitësit e argjendarisë në Nju Jork pa maska, ndërsa shikonin drejt në kamera

Të paktën tre persona grabitën një prej argjendarive më të mëdha të Nju Jorkut të dielën, duke mos u shqetësuar aspak për kamerat. Asnjë prej tyre nuk mbante maskë madje njëri drejton shikimin nga kamera dhe vazhdon “punën” sipas planit.

Sipas mediave amerikane, grabitësit u futën fillimisht duke u shtirur si klientë në dyqanin “Avianne and Co.” në Rrugën e Diamanteve, për të nxjerrë më pas pistoletat duke tmerruar katër punonjësit, të cilët më pas i lidhën. Grabitësit mbushën të paktën një çantë me bizhuteri. Ekspozimi ndaj kamerave ka bërë që Policia t’i identifikojë dhe “gjuetia” ndaj tyre ka nisur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vlera e bizhuterive të vjedhura nuk është konfirmuar ende, por sipas raportimeve paraprake bëhet fjalë për 4 milionë dollarë. “Avianne and Co.” E konsideron veten si një argjendari e personave të famshëm në Nju Jork, pasi në listën e klientëve të rregullt ka disa prej yjeve të muzikës Pop, si Lil Wayne apo Nicki Minaj/A2CNN.