Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Google” nuk do t’u nënshtrohet rregullave franceze

Gjykata më e Lartë e Bashkimit Evropian ka vendosur se “Google”-i nuk është i obliguar t’i zbatojë kërkesat për fshirjen e historisë së personave të caktuar.

Vendimi u mor në kohën e mosmarrëveshjes ndërmjet kompanisë amerikane dhe rregullatorit privat francez, CNIL.

Në vitin 2015, ky institucion e kishte urdhëruar kompaninë “Google” që t’i largojë vegëzat që përmbajnë të dhëna të dëmshme ose të rreme për një person.

Një vit më vonë, zyrtarët e kompanisë e filluan zbatimin e këtij urdhri vetëm për përdoruesit në Evropë, por jo edhe për pjesën tjetër të botës.

Ndërsa, kompania amerikane ishte përkrahur në këtë rast edhe nga kompania “Microsoft”, faqja “Wikipedia” dhe disa organizata të mediave.

Sipas “Google”-it, deri tash ka pranuar më shumë se 845 mijë kërkesa për largimin e 3.3 milionë adresave elektronike, ndërsa rreth 45 përqind e tyre janë miratuar.

Artikuj të ngjashëm