Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Goditja e Gjykatës Supreme për betejën e Trumpit rreth taksave

Vendimi i gjykatës për t’i lejuar qasje prokurorit të New Yorkut, Cyrus Vance, në të dhënat tatimore të ish-presidentit amerikan, do të thotë se hetimi i jurisë së madhe për pagesat e pretenduara të fshehta dhe çështjet e tjera financiare nuk do të mund të pengohen më nga lufta e Trumpit për mbajtjen larg të sekreteve nga prokurorët shtetërorë

Gjykata Supreme i ka hapur rrugën një prokurori të New Yorkut për të siguruar qasje në të dhënat tatimore të ish-presidentit Donald Trump, duke i dhënë goditje të ashpër betejës së republikanit për t’i mbajtur fshehur dokumentet financiare.

Dokumentet tani do t’i dorëzohen një jurie të madhe të rregullave të fshehtësisë, që e kufizon publikimin e tyre.

Vendimi përbën një disfatë të hidhur për Trumpin, ani pse të dhënat e tij tatimore mbrohen nga publikimi, pasi ai ka argumentuar vazhdimisht se thirrja për dëshmim, e lëshuar nga prokurori i gjykatës së Manhattanit, Cyrus Vance, është e tepruar dhe dashakeqe. Kjo do të thotë se hetimi i jurisë së madhe për pagesat e pretenduara të fshehta dhe çështjet e tjera financiare nuk do të mund të pengohen më nga lufta e Trumpit për mbajtjen larg të sekreteve nga prokurorët shtetërorë.

Vendimi është miratuar pa ndonjë koment apo pakënaqësi të theksuar.

Vance e përshëndeti vendimin, duke thënë në një postim në Twitter se “puna vazhdon”.

Edhe Prokurorët nisin “gërmimin” në të dhënat tatimore të Trumpit Botë Prokurorët nisin “gërmimin” në të dhënat tatimore të Trumpit

Masa përfshin dokumentet nga janari i 2011-s deri në gusht të 2019-s, ndërsa në cak janë kthimet e tij tatimore. Dokumentet gjithashtu ngërthejnë punësimin në “Trump Organization” të ish-avokatit të Trumpit, Michael Cohen, si dhe pagesat sekrete që Coheni pretendohet t’u ketë bërë dy grave, të cilat kanë raportuar të kenë pasur marrëdhënie jashtëmartesore me ish-presidentin.

Ndonëse avokatët personalë të Trumpit mund ta vazhdojnë betejën për apelimin e rastit, vetë fakti se dokumentet do të hapen nga kompania e kontabilitetit e Trumpit, “Mazars”, i jep faktikisht fund kontestit.

Nëpërmjet një deklaratë ish-presidenti ka thënë se hetimi i Vances “është vazhdimësi e gjahut më të madh politik të shtrigave në historinë e vendit”.

“Gjykata Supreme kurrë nuk do të duhej të lejonte që kjo ‘ekspeditë e peshkimit’ të ndodhte, por e lejuan”, ka shtuar ai.

“Mazars”, në një komunikatë, ka thënë se është “e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve profesionale dhe ligjore”.

Korrikun e shkuar Gjykata Supreme, duke votuar 7 me 2, ka hedhur poshtë pretendimet e Trumpit për imunitet nga thirrjet ligjore për hapjen e dosjeve tatimore. Gjykatësit e rikthyen rastin në gjykatën më të ulët, në mënyrë që presidenti të mund t’i bënte kundërshtimet lidhur me thirrjen.

Në tetor një gjykatë federale e Apelit ka bërë të ditur se “këto janë dokumente relevante për hetimin e jurisë së madhe rreth keqbërjeve të mundshme financiare apo të korporatës”.

Edhe Gjykata Supreme e lejon qasjen në të dhënat tatimore të Trumpit Botë Gjykata Supreme e lejon qasjen në të dhënat tatimore të Trumpit

Avokatët personalë të Trumpit më pas e çuan rastin sërish në Gjykatën Supreme, duke i nxitur gjykatësit që ta lënë pezull vendimin e gjykatës më të ulët derisa gjykatësit ta shqyrtojnë apelin.

“Thirrja për hapjen e të dhënave është gjeografikisht zvarritëse, e kushtueshme në aspektin e kohës dhe faktikisht e pakufizuar – që të gjitha këto i ngrenë dyshimet për një ekspeditë të paligjshme peshkimi”, ka shkruar avokati William Consovoy. \ AP