Gati gjysma e demokratëve nuk pajtohen se si presidenti Joe Biden ka menaxhuar konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
Në sondazhin e “Associated Press” shihet ndarja e thellë brenda partisë së demokratëve në lidhje me luftën. Në sondazh 50 për qind e demokratëve kanë miratuar mënyrën se si Bideni ka menaxhuar konfliktin, teksa 46 për qind e pjesëmarrësve nuk janë pajtuar.
Dy grupet ndryshojnë ndjeshëm në pikëpamjet e tyre për mbështetjen e SHBA-së për Izraelin. Sulmi i Hamasit në të cilin mbetën të vrarë 1 mijë e 400 persona në Izrael, shtet që është kundërpërgjigjur me pushtimin e Gazës, ka krijuar situatë të vështirë politike për Bidenin.
Presidenti amerikan ka përkrahur sovranitetin e Izraelit, por i ka bërë presion që të kufizojë numrin e civilëve të vrarë dhe të lejojë ndihmat humanitare në Gazë.
Lufta do t’ia vështirësojë përpjekjet Bidenit për mandatin e dytë si president pasi brenda partisë ka qëndrime të ndryshme në lidhje me konfliktin dhe se kush është përgjegjës.
Edhe
Planet për Gazën vihen në pikëpyetje, ngecin premtimet edhe për trupa
Opinionet për qasjen e Bidenit nuk kanë pasur ndikim në përkrahjen e demokratëve për themelimin e shtetit të pavarur palestinez.
Bideni, ashtu si paraardhësit e tij republikanë dhe demokratë, ka përkrahur zgjidhjen me dy shtete, ani pse asnjë administratë amerikane nuk ka punuar shumë në këtë drejtim.