Një aktivist italian, i cili drejton një organizatë jofitimprurëse që ndihmon emigrantët dhe refugjatët në Itali, u lirua nga akuzat për favorizimin e imigracionit të paligjshëm. Mbështetësit e Andrea Costas, president i organizatës jofitimprurëse “Baobab Experience”, u përqafuan me njëri-tjetrin dhe duartrokitën kur dëgjuan lajmin.
“Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur”, tha Costa teksa doli nga gjykata. "Kjo duhet të na japë forcën për të bërë më shumë”.
Që nga viti 2015, “Baobab” ka ndihmuar dhjetëra mijëra emigrantë të varfër që kanë mbërritur në Itali, kryesisht me anije që kalojnë Mesdheun. Organizata ka ofruar strehim, ndihmë mjekësore dhe ligjore, ushqim, veshje dhe trajnime gjuhësore. Grupi ka ndihmuar gjithashtu emigrantët që të hipin në trena dhe autobusë që i çonin në qytetet italiane në kufi me Francën.