Islamabad, 28 korrik - Gjykata Kushtetuese e Pakistanit ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra kryeministrin e vendit Navaz Sherif, pas pohimeve se disa anëtarë të familjes së tij janë përfshirë në aferën korruptive me dokumentet e Panamasë.
Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Ejas Afzal Han, në konferencë për media njoftoi vendimin i cili është miratuar me unanimitet nga juria për shkarkimin e Navaz Sherif. Han theksoi se nga detyra është larguar edhe ministri i Financave Ishak Dar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Kryeministri i Pakistanit nuk është treguar i sinqertë ndaj parlamentit dhe gjykatës", tha Han, duke shtuar se Sherif tanimë "nuk është i denjë" për postin e kryeministrit. Sipas vendimit të gjykatës, Sherifit i ndalohen përjetësisht aktivitetet politike.
Gjykata Kushtetuese po ashtu ka marrë vendim që brenda gjashtë javëve t'i dërgojë "gjykatës për antikorrupsion" të gjitha materialet e grumbulluara nga Komisioni i Përbashkët Hetimor (JIT), i cili është themeluar për të hetuar pohimet për korrupsion ndaj disa anëtarëve të familjes së Sherifit.
Krahas kësaj, Gjykata Kushtetuese paralajmëroi se në gjykatën në fjalë do të hapet padi kundër kryeministrit Sherif, fëmijëve të tij Merjem, Hasan dhe Husejin Sherif dhe deputetit Muhammed Safdar.
Gjykata Supreme ka theksuar se vendimi i gjykatës për antikorrupsion duhet të shpallet brenda 30 ditësh.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Pakistanet kishte vendosur për themelimin e një komisioni prej gjashtë anëtarësh për të hetuar pohimet lidhur me dokumentet e Panamasë dhe ndaj familjes Sherif.
JIT, në të cilin gjenden edhe dy përfaqësues të inteligjencës, më herët ka hetuar dy fëmijët e Sherifit, vëllain dhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë.
Në raportin e JIT-it thuhej se "Ekziston dallim i konsiderueshëm mes pasurisë së deklaruar të të pandehurve dhe pasurisë së fituar nga burime të njohura".
Edhe pse ligjet e Pakistanit nuk ndalojnë pronësinë mbi kompani 'off-shore', opozita pohon se këto para janë fituar përmes "ryshfetit dhe korrupsionit".