Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) e ka refuzuar “në tërësi” rastin e paraqitur nga Sllovakia dhe Hungaria, me të cilin kundërshtohen kuotat e detyrueshme të Bashkimit Evropian, për rivendosjen e azilkërkuesve.
Gjykata ka marrë vendim sot se mekanizmi i rivendosjes së BE-së “aktualisht i kontribuon ndihmës për Greqinë dhe Italinë, për tu marrë me ndikimin e krizës së migrantëve në vitin 2015 dhe është proporcionale”.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, e ka përshkruar vendimin e gjykatës së “krejtësisht të papranueshëm”, raporton REL.
Hungaria dhe Sllovakia argumentojnë se programi i vitit 2015, i cili kërkon që secili shtet i BE-së ta marrë një numër të caktuar të migrantëve, është joligjor.
Rrjedhimisht ata kishin kërkuar anulim të kuotave.
Deri tash sipas këtij programi, vetëm 20 mijë migrantë janë rivendosur në vendet e tjera të BE-së nga Greqia dhe Italia.
-
BE-ja ndal qindra miliona euro nga fondet e destinuara për Hungarinë
-
Hungaria gjobitet me 200 milionë euro
-
Gjykata Evropiane e Drejtësisë i hapë rrugë Gjermanisë të kthejë mbrapsht azilkërkuesit
-
BE padit Çekinë, Hungarinë dhe Poloninë për shkak të migrantëve
-
Orban: Hungaria nuk do të shndërrohet në shtet emigrantësh