Helikopteri i cili po barte presidentin e Kolumbisë, Iván Duque, është gjuajtur me armë zjarri, afër kufirit me Venezuelën.
Presidenti Duque ishte duke fluturuar drejt Cucutas, në provincën Norte de Santander.
Një zëdhënës i presidencës ka thënë se askush nuk ka pësuar lëndime si pasojë e këtij akti. Ndërkohë, vetë presidenti e ka dënuar atë, duke e quajtur “një sulm qyqar”, duke shtuar se nuk frikësohet nga “dhuna apo aktet e terrorizmit”.
“Vendi ynë është i fortë dhe Kolumbia është e fortë që t’i përballojë këto lloj kërcënimesh”, ka thënë Duque në një adresim përmes një videoje në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmi ndaj presidentit Duque, Kolumbia ofron shpërblim për atë që jep informacione
-
Trumpi kërcënon Kolumbinë: Po udhëhiqet nga një i sëmurë
-
“Fushatë e blinduar” e kandidatit presidencial në Kolumbi pas kërcënimeve për vrasje
-
Të paktën 66 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak në jug të Kolumbisë
-
Presidenti kolumbian: Ekziston kërcënim real nga veprimet ushtarake të SHBA-së kundër Kolumbisë