“Shiko andej. E sheh at burrin që po vjen?”, pyet Timuri. “Është i pashëm”. Me hapa të shpeshtuar mbi kalin mongolian të çon mallin e Brad Pittit kur kthehet në shtëpi në filmin “Legends of the Fall”. I mbështjellë me një xhaketë dhe pantallona të gjera, bie në sy menjëherë. Me kapelën prej gëzofit të dhelprës, me qetësi në krah i qëndron një shqiponjë e artë. Krejt këto nuk janë pjesë e ndonjë reklame të kolonjës.
“Shikoja vetullat dhe mollëzat e faqes”, thotë një ciceron lokal. “Shiko sa i madh e i fuqishëm është. Vajzat shkulin flokët pas tij”.
Si yll filmi
Dhe në këtë vend janë të njohura edhe gjuetaret e shqiponjave, të cilat e vazhdojnë një traditë të përcjellë për shekuj me radhë brez pas brezi. Ato thonë se kënaqen gjatë kohës sa dalin në gjah.
Televizioni amerikan, CNN, edhe më parë ka përcjellë një grup rioshesh, të cilat kishin dalë të demonstronin shkathtësitë e tyre të jashtëzakonshme. Bashkë me familjarët e tyre, ato vendosen nëpër stane në lugina e shpatina të njohura për numrin e lartë të shqiponjave.
Është një traditë që mbisundon në mesin e këtij vendi, pavarësisht frikës se ndikimi teknologjik mund ta bëjë të veten. Baballarët thonë se po i marrin fëmijët me vete me qëllim që të mësohen për rëndësinë e kulturës së popullit të tyre.
Por, sikurse e dëshmon edhe rasti i gjuetarit, kjo gjueti është kthyer edhe në atraksion për turistët lokalë dhe të huaj. Gjuetarët e rryer krahasohen me yje botërore filmi në këto anë.
“E vërtetë”, thotë shkurt bashkëshortja e Timurit, Bata. “Nëse e krahasoj me Timurin vetëm për pamje, natyrisht se do të vendosja për të”... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)