Gjiganti energjetik i Arabisë Saudite, Aramco, i ka rritur fitimet pothuajse katër herë më shumë, të nxitura nga një rritje e çmimeve të naftës ndërsa kërkesa po rimëkëmbet.
Kompania shtoi se lehtësimi i kufizimeve anti-COVID, vaksinimet, masat stimuluese dhe kthimi i aktivitetit ekonomik kanë mbështetur rezultatet.
Çmimet e naftës bruto janë rritur me më shumë se 30% që nga fillimi i vitit.
Shefi ekzekutiv i Aramco gjithashtu dha një vlerësim optimist për pjesën tjetër të vitit 2021.
Firma, e cila është prodhuesi më i madh i naftës në botë, tha se të ardhurat neto u rritën me 288% në 25.5 miliardë dollarë për tremujorin e dytë.
"Rezultatet tona të tremujorit të dytë pasqyrojnë një rikthim të fortë të kërkesës për energji në mbarë botën dhe ne po shkojmë në gjysmën e dytë të 2021 më elastike dhe më fleksibile, pasi rimëkëmbja globale po merr vrull", tha Amin Nasser në një deklaratë.
Aramco është kompania e fundit e madhe energjetike që raportoi rezultate të jashtëzakonshme javët e fundit.
Edhe
Gjigandi shtetëror saudit i naftës me fitim rekord prej 161 miliardë dollarësh më 2022
Muajin e kaluar, gjiganti amerikan i energjisë Exxon Mobil regjistroi një rritje të të ardhurave prej 4.7 miliardë dollarë në tremujorin e dytë, krahasuar me një humbje prej më shumë se 1 miliardë dollarësh për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rivali evropian Royal Dutch Shell raportoi fitimin e tij më të lartë tremujor në më shumë se dy vjet.
Me ekonomitë që lehtësojnë kufizimet anti-COVID, kërkesa globale duket se po rimëkëmbet, duke rritur çmimin e naftës.