Gratë vazhdimisht janë kritikuar për gjidhënien në publik, mirëpo që nga tani një gjë e tillë është krejtësisht legale në çdo shtet të Amerikës.
Për vite kanë qenë vetëm dy shtetet - Utah dhe Idaho, që nuk kishin ligje për mbrojtjen e nënave që kishin nevojë të kryejnë gjidhënien në publik. Mirëpo, me legjislacionin e ri edhe këto dy vende e kanë rregulluar këtë gjë, përcjell ksp.
“Një grua e ka të lejuar t’i jap gji fëmijës në çdo vend në publik”, thuhet në ligjin e ri, pasi u largua pjesa që i lejonte gruas që ta kishte gjirin e zbuluar gjatë gjidhënies.
Me disa paqartësi të vogla, tani është zyrtarisht legale gjidhënia në 50 shtetet amerikane. Amerika u bashkohet Britanisë së Madhe, Australisë në mbrojtjen që ato sigurojnë për nënat ushqyese.
-
Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave
-
Mbi 2,8 milionë njerëz identifikohen si transgjinorë në SHBA, thotë hulumtimi
-
Gjykata e Lartë në SHBA ua ndalon fjetjen në hapësira publike të pastrehëve
-
Gjykata e Lartë në SHBA publikon aksidentalisht një opinion për abortin
-
Bideni premton lejimin e aborteve në SHBA