Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania tërheq trupa nga Iraku

Gjermania do të tërheqë disa prej trupave të saj të vendosura në Irak si pjesë e koalicionit anti-ISIS, deklaroi Ministria gjermane e Mbrojtjes (Bundeswehr), pas vrasjes të komandantit iranian të Forcave Kuds, Qassim Soleiman nga SHBA-ja, si dhe kërkesës së Irakut për largim të të gjitha forcave të huaja.

“Të 30 ushtarët e vendosur në Bagdad dhe Taji do të transferohen në Jordani dhe Kuvajt”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes duke shtuar se tërheqja “do të jetë e menjëhershme”.

Pas atentatit ndaj Soleimanit janë rritur tensionet në Iran.

OKB ka bërë thirrje shteteve të mos përshkallëzojnë situatën, që paraqitet e rëndë.

Artikuj të ngjashëm