Autoritetet gjermane mund ta bllokojnë xHamster, një nga faqet më të mëdha për filmat për të rritur në botë, sepse neglizhon mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, shkruan Spiegel.
Kjo faqe kërcënohet me bllokadë për shkak të mosrespektimit të mbrojtjes ligjore të fëmijëve dhe të rinjve. Tobias Schmid, drejtor i zyrës shtetërore të medias në North Rhine-Westphalia, i ka thënë DPA-së se ata kanë një vendim gjyqësor përfundimtar, ndaj të cilit xHamster nuk ka të drejtë të apelojë. Më 1 dhjetor, Gjykata Administrative në Diesorf konstatoi se institucioni shtetëror kishte plotësisht të drejtë.
“Situata ligjore është e qartë, bëhet fjalë për pornografi, faqja nuk kontrollon moshën e përdoruesit, zbatohet ligji gjerman. Agjencia kontaktoi operatorët e rrjetit, duke përfshirë Vodafone dhe Telecom. Ne jemi të informuar se ka përmbajtje të paligjshme në rrjetet e tyre që duhet të bllokohet”, ka thënë Schmid.
Një përfaqësues i Telekomit u përgjigj se ata do të ndalonin teknikisht hyrjen në faqe nëse ata merrnin një urdhër ligjor. Vodafone thotë se aktualisht janë duke punuar për një vlerësim ligjor.
xHamster është një nga faqet e internetit më të mëdha në botë, e cila përfshin, ndër të tjera, pamje të filmuara ilegalisht.
XHamster përgjigjet se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me autoritetet gjermane dhe se bllokimi i përmbajtjes do të ishte "larg nga zgjidhja optimale", pasi përdoruesit e mitur do të kalonin në sajte më të vogla, ku do të ekspozoheshin ndaj përmbajtjeve më ekstreme. Megjithatë, ata thonë se verifikimi i moshës së përdoruesve mund të zbatohet vetëm nëse të gjithë të tjerët në industri vendosin ta bëjnë këtë.
-
BE-ja nis hetim ndaj Snapchat-it për sigurinë e fëmijëve
-
Google dhe YouTube forcojnë sigurinë e fëmijëve në internet
-
BE-ja do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
-
Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale
-
Suedia drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç