Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania shpreson se zgjedhjet e parakohshme në Britani do të qartësojnë Brexitin

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel shpreson që zgjedhjet e parakohshme që paralajmëroi kryeministrja britaneze Theresa May, do të sjellin qartësi për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Gjatë ditës së sotme Theresa May, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme më 8 qershor , duke thënë se ka nevojë të forcojë punën e saj në bisedimet e dorëheqjes nga BE, në planin e saj me Brexit, shkruan Reuters, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky vendim vjen tre javë pasi kryeministrja nisi procesin normal të Brexit, dhe habiti mjaft politikanë britanikë që sapo ishin kthyer nga pushimet e Pashkëve.

“Llogaridhënia dhe besueshmëria janë gjërat më të rëndësishme pas votimit të Brexit”, tha Gabriel për gazetën gjermane Funke.

Ndër të tjera, ai ka thënë se njoftimi që dha sot May mund të jap qartësi në negociatat me Bashkimin Evropian.