Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania regjistron mbi 17 mijë raste të reja me koronavirus

Foto: Reuters / ilustrim

Gjermania ka regjistruar 17.214 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch për sëmundje infektive.

Ndërkohë në Rusi është regjistruar një rekord ditor i rasteve të reja me koronavirus. Janë regjistruar 19.768 raste të reja, përfshirë 5826 në kryeqendër Moskë, duke çuar shifrën totale në 1.693.454, shkruan agjencia Reuters. 

Numri i të vdekurve në 24 orët e fundit, po ashtu ka qenë më i larti në Rusi që nga fillimi i pandemisë. Janë regjistruar 389 raste me fatalitet, duke çuar shifrën totale në 29.217.

Në Hungari po ashtu është regjistruar rekord i rasteve ditore. Janë regjistruar 4219 raste të reja me koronavirus, që është hera e parë që shifra e rasteve ditore e ka kaluar atë 4000. Numri i të vdekur ka arritur po ashtu shifër rekorde, 90. Totali i të vdekurve është rritur në 2063.