Zyrtarët gjermanë të sigurisë paralajmëruan grupet e së djathtës ekstreme që të mos ndërmarrin patrullime përgjatë kufirit lindor të vendit me Poloninë, në kohën e rritjes së numrit të emigrantëve që e kalojnë ilegalisht këtë pikë kufitare.
Grupet ekstremiste, përfshirë djathtistët “Third Way” dhe “Free Saxons”, shfrytëzuar mediat sociale me qëllim të rekrutimit të njerëzve për patrullime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet gjermane raportuan për ngritje të numrit të personave që gjatë javëve të fundit hynë ilegalisht në vend nga Polonia.
Zyrtarët thonë të ketë ndodhur që brenda një dite të kapin disa qindra syresh.
Shumica raportohet se janë irakianë dhe sirianë që fluturuan drejt Bjellorusisë dhe më pas ia dolën që të kalojnë ilegalisht në Poloni, prej ku depërtuan në Gjermani me shpresën për të aplikuar për azil.