Gjermania ka pezulluar deportimin e emigrantëve në Afganistan, si rrjedhojë e gjendjes së tensionuar të sigurisë në vend, teksa talebanët po e zgjerojnë kontrollin në vendin e Lindjes së Mesme. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të masës.
Javën e shkuar, gjashtë vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë argumentuar se deportimi me forcë i emigrantëve drejt Afganistanit duhet të vazhdojë, megjithëse qeveria në Kabul ka kërkuar suspendimin e këtyre kthimeve jovullnetare për tre muaj. Në letrën e 5 gushtit, ministrat e Brendshëm të Austrisë, Belgjikës, Danimarkës, Gjermanisë, Greqisë dhe Holandës kanë nxitur ekzekutivin e BE-së që t’i intensifikojë bisedimet me qeverinë afgane për të garantuar që kthimi i refugjatëve të vazhdojë.
-
Gjermania deporton 81 afganë
-
Gjermania zgjat kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj
-
Merzi paralajmëron deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani
-
Gjermania e kufizon të drejtën e ribashkimit familjar për refugjatët
-
Gjermania heton tri raste të shtetasve të saj që u është mohuar hyrja në SHBA