Sistemi i mbrojtjes ajrore i ushtrisë gjermane do të modernizohet në vitet e ardhshme, bazuar në një plan të paraqitur sot nga Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.
“Ministria ka në plan të modernizojë sistemin e raketave anti-ajrore ‘Patriot’ nga 2023 e tutje”, njoftoi institucioni. “Përveç kësaj, sistemi i mbrojtjes ajrore gjermane ‘Ozelot’ do të zëvendësohet me aftësi të reja në mbrojtjen ajrore të lëvizshme deri në vitin 2026”.
Sistemi ‘Ozelot’, i cili është përshkruar nga Ministria e Mbrojtjes si i vjetruar dhe jo i përshtatshëm, ka për qëllim të mbrojë trupat tokësore nga bombarduesit luftarakë dhe helikopterët sulmues.
Sistemi “Patriot”, ndërkohë, përdoret për të sulmuar aeroplanët dhe ka një diapazon dukshëm më të madh se “Ozelot”.
Ministria po promovon krijimin e një sistemi të ri të mbrojtjes së lehtë ajrore së bashku me vendet e tjera të BE-së. \ Ata
-
Gjermania do të vendosë sistemin e mbrojtjes ajrore "Patriot" në Turqinë juglindore
-
Gjermania do të dërgojë dy sisteme Patriot në Ukrainë
-
Merzi mbështet planet për rritjen e moshës së pensionimit në rreth 70 vjeç
-
Gjermania rikthen përpjekjet për të blerë raketat amerikane Tomahawk
-
Gjermanët nën 45 vjeç mund të kenë nevojë për miratim ushtarak për qëndrime të gjata jashtë vendit