Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, ka theksuar nevojën për kufizime ndaj personave të pavaksinuar kundër koronavirusit. Ai i ka bërë këto deklarata sot, para se të zhvillohen takime mes Qeverisë federale dhe drejtuesve të landeve, për të diskutuar rreth kufizimet eventuale.
Ai ka thënë se një numër i madh i personave të pavaksinuar “përbëjnë sfidë për sistemin shëndetësor”. Përveç kësaj, ministri gjerman ka folur edhe për qasje vetëm të personave të vaksinuar dhe të shëruar nga koronavirusi “në pothuajse të gjitha fushat e jetës”.
Mes tjerash Spahn ka përmendur se dëshiron që të anulohen apo zvogëlohen organizimet e mëdha, si dhe që të mbyllen klubet e natës.
Artikuj të ngjashëm