Sulmin ajror të SHBA-së, në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Francën, e ka përshëndetur edhe Gjermania.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se “ishte veprim i nevojshëm dhe i përshtatshëm”, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Ajo tha se ky veprim u bë për të paralajmëruar regjimin sirian kundër përdorimit të mëtejshëm të armëve kimike.
“Ne mbështetim faktin se aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë morën përgjegjësi në këtë mënyrë, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Merkel.
Merkel ka paralajmëruar gjatë kësaj jave se e përkrahin këtë vendim nga SHBA-ja, por Gjermania nuk do të merr pjesë në asnjë aksion ushtarak.
Artikuj të ngjashëm
-
Merkel: Tash për tash, s’mund të marrim pjesë në veprime ushtarake kundër Assadit
-
Merkel thotë se u gjykua gabimisht situata në Afganistan
-
Merkel: Gjermania dhe SHBA-ja ndajnë bindjen e njëjtë për rëndësinë e NATO-s
-
Merkel: Palët të mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin
-
Merkel: Vendet evropiane mund të zhvillojnë sisteme të reja armësh, avionë e tanke