Një gjykatë rajonale në Gjermaninë lindore ka vendosur që vendasit mund të shkojnë në bregdetin e Baltikut këtë fundjavë të Pashkëve, me gjithë bllokimin e shkaktuar nga koronavirusi.
Gjykata e Lartë Greifswald ka vendosur se ndalimi i udhëtimit ishte “joproporcional” me frenimin e lirisë lokale të njerëzve, transmeton KOHA.
Me gjithë këtë, gjermanëve nga rajone të tjera u janë ndaluar vizitat në bregdet. Por qeveria u ka kërkuar vendasve që ta respektojnë masën e mbajtjes së distancës prej të paktën dy metrash prej njëri-tjetrit, në mënyrë që të shmanget mundësia e infektimit me koronavirus.
Temperaturat në bregdetin baltik të Gjermanisë pritet të shkojnë deri në mbi 20 gradë celsius të dielën.
Numri i gjermanëve të infektuar është rritur për të katërtën ditë me radhë, duke arritur në 113 mijë e 525.
-
Gjermania goditet nga temperatura rekord, ndërsa vala e të nxehtit lëviz drejt lindjes
-
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria thyejnë rekordet historike të temperaturave
-
Vala e të nxehtit në Evropë po zhvendoset nga lindja
-
Franca kufizon konsumimin e alkoolit për shkak të valës së madhe të të nxehtit
-
Evropa përvëlohet nga vala e të nxehtit