Gjermania ka emëruar komisionerin e parë të vendit të dedikuar për çështjet LGBT+.
Sven Lehmann nga të Gjelbërit gjermanë, u emërua nga qeveria e re të mërkurën për të ndihmuar Gjermaninë "të bëhet një vend pionier në luftën kundër diskriminimit".
42-vjeçari do të jetë përgjegjës për përgatitjen e një plani kombëtar veprimi për të promovuar pranimin dhe mbrojtjen e diversitetit, sipas Ministrisë Federale për Çështjet Familjare, raporton Euronews.
Lehmann do të marrë postin si pjesë e qeverisë së re të koalicionit të udhëhequr nga kancelari socialdemokrat, Olaf Scholz.
Deputeti ka qenë zëdhënës i partisë për çështjet LGBT+ në Bundestagun e Gjermanisë midis viteve 2018 dhe 2021.
Edhe
Merzi paralajmëron ndryshime në kabinetin e tij
“Mbrojtja e njerëzve për shkak të identitetit të tyre seksual dhe gjinor duhet të garantohet me Ligjin Themelor”, deklaroi ai pas emërimit të tij. “Të gjithë duhet të jenë në gjendje të jetojnë të lirë, të sigurt dhe me të drejta të barabarta”, shtoi Lehmann.
Pozicioni i ri i delegatit ministror u mirëprit nga një numër grupesh LGBT+ në Gjermani.