Gjermania do t’u japë policëve të drejtën për të rrëzuar dronët që shkelin hapësirën ajrore, si ata që kanë shkaktuar probleme në aeroporte të ndryshme në Evropë, ka raportuar Reuters.
Disa liderë evropianë kanë thënë se këto incidente mund të jenë pjesë e një lufte hibride që po zhvillon Rusia. Ligji i ri u miratua nga qeveria gjermane të mërkurën dhe tani pret miratimin nga Parlamenti.
Ai lejon policinë të rrëzojë dronët në rastet kur ka kërcënim të madh ose rrezik për njerëzit.
Kancelari Friedrich Merz shkroi në rrjetin social X se incidentet me dronë kërcënojnë sigurinë e vendit dhe se nuk do ta lejojë këtë.
Ligji i ri u propozua pasi të premten e kaluar, në aeroportin e Munihut u anuluan ose u shtynë dhjetëra fluturime për shkak të dronëve të dyshimtë.
Më shumë se 10.000 pasagjerë mbetën të bllokuar.
-
Kërcënimi nga dronët, Gjermania kërkon masa më të rrepta për mbrojtjen e hapësirës ajrore
-
Dronët mbi Aeroportin e Munihut shkaktojnë anulime dhe vonesa fluturimesh
-
Gjermania do t’i rrëzojë dronët që fluturojnë afër bazave ushtarake
-
Dy dronë shihen mbi një bazë ushtarake gjermane, disa ditë pas incidentit me bombë në Leipzig
-
Gjermania e vlerëson si “nivel të ri rreziku” dronin me eksplozivë në aeroportin e saj