Kabineti qeveritar i Gjermanisë ka vendosur që ta autorizojë ushtrinë që t’i rrëzojë dronët e dyshimtë që vërehen afër zonave ushtarake dhe infrastrukturës kritike.
Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, ka thënë se “veçanërisht që nga lufta e Putinit kundër Ukrainës, kemi parë se dronët po përdoren më shumë dhe më shpesh, që paraqet sfidë të madhe për policinë dhe teknologjinë e tyre aktuale”.
Rusia dyshohet se ka nisur një “luftë nën hije” kundër shteteve perëndimore që e mbështesin Ukrainën. Kjo përfshinë përpjekjet për ndërhyrje në linja ajrore ndërkombëtare, sulm mbi infrastruktura apo ndërhyrje në zgjedhje demokratike.
“Mund të konfirmoj se Rusia planifikoi akte terrorizmi ajror, jo vetëm kundër Polonisë por edhe linjave ajrore në botë”, ka thënë kryeministri polak Donald Tusk.
-
Gjermania do t’u lejojë policëve t'i rrëzojnë dronët që shkelin hapësirën e saj ajrore
-
Polonia rrëzon dronët rusë, shteti i parë i NATO-s që hap zjarr gjatë luftës në Ukrainë
-
Gjermania planifikon një mburojë kundër sabotimit pas sulmit me dron në aeroport
-
BE-ja dhe NATO-ja dënojnë sulmin rus me dron, Berlini heton raste të reja sabotimi
-
Gjermania forcon Inteligjencën, heq kufizimet për agjencitë e saj