Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania do të investojë katër miliardë euro në Afrikë

Olaf Scholz

Gjermania do të investojë katër miliardë euro në Iniciativën e Gjelbër të BE-së në Afrikë deri në vitin 2030, për këshilla, investime dhe për të nxitur më tej përfshirjen në Afrikë, ka njoftuar të hënën kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Për të qenë shumë i qartë, kjo nuk ka të bëjë me ndihmën sipas skemës së vjetërsuar të donatorëve dhe marrësve. Bëhet fjalë për investime që shpërblehen për të dyja palët”, ka thënë Scholz.

Scholz ka shtuar se liderët duhet të tregojnë se si rritja, zhvillimi social dhe ekonomik mund të funksionojnë së bashku pa dëmtuar mjedisin.

“Energjia e rinovueshme, teknologjitë miqësore me klimën, ndërtimi i një ekonomie të pastër nëpër vende dhe kontinente, diversifikimi ekonomik - e gjithë kjo ka një potencial të jashtëzakonshëm për bashkëpunim më të ngushtë midis nesh dhe vendeve në zhvillim në kontinentin tonë fqinj”, ka argumentuar Scholz.