Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka kërkuar që Evropa të mbetet e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor, megjithë problemet e shumta që e prekin këtë rajon.
Më tutje zoti Steinmeier, mbrëmë në fund të takimit në Brione të Sllovenisë, tha se “ajo që ndodhë në këtë rajon dhe po ashtu ajo që nuk ndodhë, do të na shqetësojë ne dhe do të ketë ndikim në ne”.
Ky takim i liderëve të vendeve të Ballkanit, që sponzorizohet nga Bashkimi Evropian, synon gjetjen e mënyrave për rritjen e bashkëpunimit në rajon.
Në deklaratën e përbashkët pas takimit, është kërkuar integrim i mëtejshëm në BE, forcim i dialogut dhe përmbajtje nga “retorika nacionaliste dhe provokuese”.
Në samit morën pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
“Paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik në rajon, duhet të jetë lartë në agjendën tonë”, ka thënë presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Edhe
Costa u thotë shteteve të Ballkanit Perëndimor se zgjerimi i BE-së është mundësi reale
Derisa Brukseli ka propozuar anëtarësim të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian në të ardhmen, Rusia e ka kundërshtuar një lëvizje të tillë dhe ka bërë përpjekje për ta rritur ndikimin e saj në rajon, përcjell rel.
Në samit mori pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është takuar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
-
Starmer në Procesin e Berlinit: Ballkani Perëndimor, vendi ku testohet siguria e Evropës
-
Në Samitin e Brdo-Brionit kërkohet përshpejtim i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE
-
Merz: Liderët evropianë të vendosur ta kthejnë në sukses samitin Trump-Putin
-
Osmani i kërkon Gjermanisë mbështetje për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës