Një gjykatë në Gjermani ka dënuar një 31 vjeçar për tentim-vrasje të më shumë se 10 rasteve duke i detyruar gratë t’u bëjnë vetes elektro-shok derisa ai i shikonte përmes internetit.
Gjykata rajonale e Munihut të hënën dënoi burrin, të identifikuar vetëm si David G. për arsye të privatësisë, me 11 vjet burgim, raporton AP.
Zëdhënësi i gjykatës, Florian Gliwitzky, i ka thënë agjencisë së lajmeve “Associated Press” se i pandehuri është dërguar në një klinikë psikiatrike për trajtim, transmeton Koha.net.
Prokurorët thanë se burri në fjalë kontaktonte gratë online, duke u paraqitur si doktor që kërkon vullnetarë me pagesë për një eksperiment mjekësore për perceptimin e dhimbjes. Ai më pas i bindte ato të lidhnin një pajisje të prodhuar në shtëpi në rrjetin elektrik dhe në ekstremitete derisa ai i shikonte ato dhe jepte udhëzime.
Gjykatësit erdhën në përfundimin se 13 nga 88 rastet ndaj tij kishin të bënin me tentim-vrasje sepse i pandehuri u ka thënë grave t’i lidhin kabllot për balli apo për shputash, duke bërë që elektriciteti të kalojë përmes trurit të tyre apo zemrës.
Gjykata gjithashtu e dënoi atë për dy akuza për dëmtim të rëndë trupor dhe pesë akuza për dëm trupor të paramenduar, për shkelje të privatësisë së viktimave duke i filmuar ato dhe për pretendim të paligjshëm se kishte gradë mjekësore.
-
Gjykata gjermane dënon me burgim burrin që drogoi, dhunoi dhe filmoi gruan e tij
-
Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra
-
11 vjet burgim burrit që tentoi vrasjen e gruas
-
Infermieri gjerman vrau 10 pacientë, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Gjermania dënon me burgim të përjetshëm doktorin sirian