Dy gjermanë kanë dalë para gjykatës italiane nën akuzat për vrasje kur me anije fundosën dy italianë në liqenin Garda. Patrick Kassen, i cili dyshohet se ishte duke drejtuar anijen më 19 qershor, është dorëzuar te policia italiane në muajin korrik dhe datën e gjykimit po e priste në arrest shtëpiak. Hetuesit besojnë se anija e gjermanëve qëllimshëm ishte përplasur në anijen e çiftit.
Në natën e përplasjes, turistët gjermanë nga Munichu dyshohet se ishin të dehur. Greta Garzarella ishte gjetur e vdekur në anije, ndërkaq trupi i Nedrottit u gjet dy ditë më vonë. Kassen ka thënë se nuk ishte në dijeni për përplasjen e anijeve.
Dy turistët janë kthyer në Gjermani pas incidentit, por Kassen është dorëzuar në polici pasi mësoi për urdhërarrestin ndaj tij.
-
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani me 6 të vdekur
-
Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Liqenin e Batllavës
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Katër migrantë digjen të gjallë në veturën e tyre në Itali
-
17 vjet pas tragjedisë mbi Atlantik, Air France dhe Airbus shpallen fajtorë për vdekjen e 228 personave