(Foreign Policy) - Adresimi online i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, para studentëve më 26 qershor ishte treguesi më i fundit se përpjekjet e tija për ta formësuar gjeneratën e re të Turqisë, sipas këndvështrimeve të tija, kishin dështuar. Me mijëra studentë që i bashkoheshin transmetimit live në “YouTube” të kësaj ngjarjeje reagonin duke shtypur butonin e mospëlqimit në video dhe për më tepër e shfrytëzuan seksionin e komenteve për ta kritikuar Erdoganin dhe për t’i thënë atij se nuk do ta merrte votën e tyre.
Ata janë me të drejtë të zemëruar pse qeveria e ndryshoi disa herë gjatë muajit të shkuar datën e testit të sivjetme të pranimit në Universitet, si rezultat i planifikimit jo të mirë të situatës me pandeminë. Ama, në ditët që pasuan, zemërimi i studentëve u shndërrua në një shpërthim të përgjithshëm pakënaqësie ndaj Erdoganit. Videoja e tij kishte marrë 422 mijë mospëlqime, ndërsa hashtagu #OyMoyYok – vota për ty s’ka – u shndërrua në temën më të rrahur të Twitterit në Turqi. Jo vetëm se zyra e Erdoganit e pamundësoi qasjen në komentet e videos, por pak pas kësaj, Erdogani i publikoi planet për rregullime të reja në kontrollin mbi platformat e mediave sociale apo mbylljen e tyre të tërësishme.
-
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
-
Samiti i NATO-s në Turqi, cila pritet të jetë dhurata e Trumpit për Erdoganin?
-
Zelensky u kërkon aleatëve të NATO-s më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
Policia turke arreston 13 opozitarë që zgjodhën udhëheqësin e rrëzuar