Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjenerali rus shkarkohet pasi kritikoi shefin e ushtrisë

Një gjeneral i lartë rus ka thënë se është shkarkuar nga posti i tij në Ukrainë pasi u tha shefave ushtarakë të vërtetën për situatën e rëndë në vijën e frontit, shkruan BBC.

Gjeneral-Major Ivan Popov ishte komandanti i Ushtrisë së 58-të, e cila ka luftuar në rajonin jugor të Zaporizhzhia.

Në një mesazh zanor, gjeneralmajor Popov ka thënë se ngriti pyetje në lidhje me shkallën e lartë të viktimave dhe mungesën e mbështetjes së artilerisë.

“Ishte e nevojshme ose të heshtësh dhe të ishe frikacak ose të thuash ashtu siç është. Nuk kisha të drejtë të gënjej në emrin tim, në emër të bashkëluftëtarëve të mi të rënë, kështu që përvijova të gjitha problemet që ekzistojnë”, ka thënë ai.

Mesazhi zanor u postua në Telegram nga deputeti rus Andrei Gurulyov, i cili është ish-komandant ushtarak dhe komentues i shpeshtë në televizionin shtetëror. Është e paqartë se kur është regjistruar mesazhi.