Rusia “është kërcënim shumë më i madh” për sigurinë kombëtare të Britanisë sesa Shteti Islamik (ISIS).
Kështu u shpreh Gjenerali i ushtrisë britanike, Mark Caleton-Smith.
Ai tha se Britania dhe aleatët e saj “nuk mund të jenë të vetëkënaqur ndaj kërcënimit që paraqet Rusia”, transmeton Tch.
Carleton-Smith tha se Rusia është e gatshme të përdorë forcën e saj për zgjerimin e interesave të veta, teksa po ashtu bën përpjekje “sistematike” për të shfrytëzuar kibernetikën dhe forcën ushtarake nënujore.
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-shefi i inteligjencës thotë se Britania duhet të përgatitet për luftë
-
Britania më afër se asnjëherë konfliktit në shkallë të gjerë, thonë zyrtarët e inteligjencës
-
Putin është duke përgatitur trupat për luftë, paralajmëron Britania
-
Britania synon përforcimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë
-
Kanalet në Telegram të lidhura me Rusinë “ofrojnë pagesë për të sulmuar xhamitë në Britani të Madhe”