Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjeneralët nga SHBA-ja dhe Rusia takohen për herë të parë ballë për ballë

Gjeneralët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë takuar për herë të parë, ballë për ballë, në përpjekje për t’iu shmangur përleshjeve, derisa të dyja palët po luftojnë të rimarrin territorin e Shtetit Islamik, në Siri, ka njoftuar Pentagoni.

Zëdhënësi i koalicionit të mbështetur nga SHBA-ja në Bagdad, Koloneli Ryan Dillon, ka thënë në një takim informues të Pentagonit se “ Ata kanë diskutuar ballë për ballë, me gjeneralët rus me harta dhe grafika para vetes”, tha Dillon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

SHBA-ja dhe Rusia janë koordinuar përmes telefonave, në mënyrë që t’iu shmangen sulmeve të njëra tjetrës, tha Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis.

Ai u shpreh se nuk është i brengosur, “Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me Rusinë. Do e zgjidhim këtë problem”, tha Mattis.

Pentagoni njoftoi për këtë takim, pasi që Rusia, kishte kërcënuar SHBA-në se do të hakmerrej nëse forcat ushtarake qeveritare në Rusi sulmohen nga forcat e mbështetura nga SHBA-ja.