Botë

Gjendet i vdekur miliarderi amerikan

Financieri miliarder amerikan, Thomas Lee, është gjetur i vdekur, të premten.

New York Post raportoi se ai vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri në zyrën e tij në Manhattan.

Sipas Forbes, Lee kishte një pasuri prej 2 miliardë dollarësh në kohën e vdekjes së tij.

Policia nuk konfirmoi se ai kishte vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, duke vënë në dukje se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga një ekspert mjekësor.

"Ndërsa bota e njihte atë si një nga pionierët në biznesin e kapitalit privat dhe një biznesmen të suksesshëm, ne e njihnim atë si një bashkëshort të përkushtuar, baba, gjysh, vëlla, mik dhe filantrop i cili vendoste gjithmonë nevojat e të tjerëve para të tijave", ka thënë zëdhënësi Michael Sitrick.

Krahas fillimit të tij në blerjen e korporatës, Lee ishte gjithashtu i njohur për blerjen e kompanisë së pijeve Snapple më 1992 dhe shitjen e tij dy vjet më vonë për 1.7 miliardë dollarë - 32 herë më shumë se sa e bleu.