Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjendet gjallë një djalë 3-vjeçar në Australi, që ishte zhdukur për katër ditë

Një djalë trevjeçar që ishte zhdukur në pyll në Australi katër ditë më parë, është gjetur i gjallë dhe mirë, pas një operacioni të kërkimit të Policisë, raporton BBC.

Anthony Elfalak është zbuluar nga helikopterët e policisë të hënën, duke pirë ujë nga një përrua në pronën e familjes në periferi në New South Wales.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Djali i vogël, që është me autizëm dhe nuk flet, së fundi ishte parë në shtëpi të premten.

Familja ishte frikësuar se ai është kidnapuar.

Por, ai është gjetur rreth 500 metra nga shtëpia.

Në video që është shpërndarë nga Policia e Ne] South Wales, dëgjohet një polic duke thënë: “Po e shoh fëmijën”.