Është gjetur e vdekur mbrëmjen e djeshme në një apartament në Shkup të Maqedonisë së Veriut, aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiq.
Prokuroria konfirmon se Beliçanec ishte gjetur e vdekur nga burri i saj, Sashko Millenkovski. Trupi i të ndjerës është dorëzuar për autopsinë, ndërkohë prokurori publik gjithashtu ka lëshuar urdhër për kryerjen e ekspertizës mbi gjurmët e siguruara në vendin e ngjarjes.
MPB më herët njoftoi se aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiq (45), natë e djeshme rreth orës 22:30 është gjetur e vdekur në banesën e saj në Shkup në rrugën “Istarska”. MPB gjithashtu njofton se bëhet fjalë për vetëvrasje me varje, transmeton Shqip.
Biljana Beliçanec-Aleksiq nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte kryetare e komunës së Kisella Vodës e përzgjedhur me kandidaturë nga partia e VMRO-DPMNE-së. Pas daljes nga skena politika ajo i ishte rikthyer teatrit. Ishte e martuar me regjisorin nga Manastiri, Sashko Millenkovski. Beliçanec ka lënë dy fëmijë adoleshentë, të cilët i ka nga martesa e parë, me një stomatolog nga Shkupi.
-
Gjendet e pajetë në lumin Lumbardh gruaja e zhdukur prej dy ditësh në Deçan
-
Rexhepi: Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2010
-
Një person gjendet i vdekur në një automjet në Veternik
-
Gjendet e vdekur një 59-vjeçare në kanalin e Ibër-Lepencit
-
Gjendet e vdekur një 48-vjeçare në Raskovë të Obiliqit