Një grup prej 38 migrantësh, përfshirë një grua shtatzënë, është gjetur i ngujuar në një ishull shumë të vogël në kufirin Turqi-Greqi.
22 burra, nëntë gra dhe shtatë fëmijë, kanë deklaruar se kanë qenë në ishullin e lumit Evros që nga mesi i korrikut, raportoi BBC-ja të martën.
Pasi janë lokalizuar të hënën, ata janë dërguar në Greqi.
Ministri grek i Migracionit tha se grupi ishte i gjithë në një "gjendje shumë të mirë" dhe se gruaja shtatzënë u dërgua menjëherë në spital.
Të gjithë anëtarët e grupit e identifikojnë veten si sirianë, ka bërë të ditur policia greke.
Edhe
Greqia konfirmon një 5-vjeçare të vdekur në mesin e 38 emigrantëve të bllokuar pranë kufirit turk
Kishte paqartësi mbi vendndodhjen e grupit dhe nëse Turqia apo Greqia duhej të kishin ndërhyrë për të ndihmuar.
Autoritetet greke fillimisht thanë se personat ndodheshin në territorin turk.