Një zyrtar i lartë i policisë turke tha për Associated Press se policia gjeti "prova të caktuara" se gazetari saudit Jamal Kashogi u vra në një konsullatë saudite në Stamboll.
Zyrtari, i cili donte të mbetet anonim, nuk dha detaje të provave të gjetura gjatë një kërkimi afatgjatë nga konsullata, e cila zgjati deri në fillim të mëngjesit, të kryer nga hetuesit turq me homologët sauditë.
Zyrtarët turq thonë se agjentët sauditë kanë vrarë dhe shkatërruar trupin e Kashogy në Konsullatën Saudite më 2 tetor.
Arabia Saudite deri më tani ka mohuar pretendime të tilla, por media amerikane njoftoi dje se Riadi ka shumë gjasa të pranojë se Kashogi u vra në konsullatë.
Mediat amerikane shkruajnë se Kashogi u vra gjatë marrjes në pyetje.
-
Arabia Saudite pranon se gazetari u vra në konsullatën e saj në Turqi
-
Trupi i gazetarit Kashagu është prerë në disa pjesë në konsullatën saudite në Stamboll
-
Turqia: Kemi prova se gazetari u vra në konsullatën saudite
-
Dyshohet se gazetari saudit u vra në konsullatën arabe në Stamboll
-
Në Turqi nis procesi gjyqësor për rastin Khashoggi