Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjenden dokumente gjysmësekrete të nëndetëses së famshme në një tualet në Angli

Marina britanike njoftoi se ka nisur hetimet për disa dokumente që u gjetën në tualetin e një pijetoreje në veri të Anglisë.

Dokumentet, sipas BBC-së, i takojnë një nëndetëse të tipit HMS Anson, e projektuar me energji bërthamore. Personi që gjeti dosjet nuk ia dorëzoi ushtrisë britanike, por tabloidit “The Sun”, ndërsa tash në dorë e ka edhe ushtria dhe po merret me të.

Këto dokumente nuk janë klasifikuar si sekrete, por janë të shënuara “për përdorim zyrtar - me qasje të kufizuar”.

“Këto janë dokumente të trajnimit të përgjithshëm që nuk përmbajnë informacione të klasifikuara. Megjithatë, ne i marrim jashtëzakonisht seriozisht çështjet e sigurisë dhe do të kryejmë një hetim”, deklaroi përfaqësuesi i marinës.

HMS Anson, 97 metra e gjatë, është një nëndetëse e klasit Astute me energji bërthamore. Ajo peshon 7.800 tonë dhe është nëndetësja e pestë Astute që hyn në shërbim të Marinës britanike.

Edhe Britanikët gjejnë dokumente zyrtare në tualetin e një lokali nate Botë Britanikët gjejnë dokumente zyrtare në tualetin e një lokali nate

Kjo nëndetëse është konsideruar nga Britania e Madhe si më e madhja dhe më e fuqishmja pasi është në gjendje të lëvizë rreth globit pa dalë në sipërfaqe.

Kjo s'është hera e parë që dokumente të tilla janë gjetur në hapësira publike. Vite më parë ishin gjetur dokumente të Mbretërisë së Bashkuar në një stacion autobusi.